Vermont u bë shteti i nëntë i SHBA për të legalizuar përdorimin e marihuanës kurative të hënën, kur guvernatori republikan Phil Scott nënshkroi një ligj të miratuar nga legjislativi më parë këtë muaj. Ligji legalizon posedimin deri në 1 ounce (30 gram) të drogës, dy bimë të pjekur dhe deri në katër bimë të papjekura
Vermont u bë shteti i nëntë i SHBA për të legalizuar përdorimin e marihuanës kurative të hënën, kur guvernatori republikan Phil Scott nënshkroi një ligj të miratuar nga legjislativi më parë këtë muaj.
Ligji legalizon posedimin deri në 1 ounce (30 gram) të drogës, dy bimë të pjekur dhe deri në katër bimë të papjekura nga njerëz 21 vjec e lartë duke filluar nga 1 korriku i këtij viti, por ligji nuk legalizon tregtinë e drogës.
“Sot, me emocione të përziera, unë kam nënshkruar H. 511,” tha Scott në një deklaratë, duke iu referuar masës sipas numrit legjislativ.
“Unë personalisht besoj se çfarë bëjnë të rriturit pas dyerve të mbyllura dhe pronës private është zgjedhja e tyre, për aq kohë sa kjo nuk ndikon negativisht në shëndetin dhe sigurinë e të tjerëve, veçanërisht fëmijëve”, tha Scott.
Ai vuri në dukje se kishte vënë veton ndaj një versioni të mëparshëm të projekt-ligjit që do të hapte shitjet e drogës, duke thënë se një komision shtetëror do të kishte kohë për studime të mëtejshme përpara se të lejonte një tregti me pakicë të drogës qetësuese.
Masaçusi fqinj, dhe gjashtë shtete të tjera kanë legalizuar përdorimin e marihuanës si rezultat i iniciativave të votuesve.
Vermont është shteti i parë që merr këtë hap me një akt të legjislaturës, dhe jo si një iniciativë votimi.
“Ky është një hap i madh përpara për shtetin dhe gjithë rajonin,” tha në një deklaratë Matt Simon, drejtor politik i New England për Projektin e Politikave të Marijuanës. “Të rriturit e përgjegjëshëm së shpejti do të kenë lirinë për të gëzuar një ligj më të sigurtë .
Përgatiti: E.S.L
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *