Tiranë: Muzeu Arkeologjik, në syrin e turistëve

Tiranë: Muzeu Arkeologjik, në syrin e turistëve

Këtë sezon vere muzeu Arkeologjik i Tiranës është ndër të paktit institucione kulturore që është i hapur për vizitorët si vendas edhe të huaj. Muzeu  është një nga më të rëndësishmit në vendin tonë, pasi në të janë prezantuar objekte arkeologjike të gjetura në mbarë vendin. Bileta për të hyrë në muze kushton 100 lekë

Këtë sezon vere muzeu Arkeologjik i Tiranës është ndër të paktit institucione kulturore që është i hapur për vizitorët si vendas edhe të huaj.

Muzeu  është një nga më të rëndësishmit në vendin tonë, pasi në të janë prezantuar objekte arkeologjike të gjetura në mbarë vendin.

Bileta për të hyrë në muze kushton 100 lekë të reja, ndërsa për nxënësit e shkollave tarifat ndryshojnë.

Misioni i këtij muzeu është prezantimi i kërkimve e zbulimeve arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Materiali i ekspozuar përfshin një periudhë kohore nga epokat e gurit, tek ato të metaleve (bronzit e hekurit) kur lindi e u zhvillua etnosi ilir, periudhën e antikitetit ilir dhe periudhën e antikitetit të vonë e mesjetën deri në pushtimin osman.

Objektet e zbuluara nga jugu deri në veri të Shqipërisë janë paraqitur sipas një renditje tematike dhe kronologjike.

Punonjës të tij bëjnë të ditur se gjatë verës fluksi më i madh vjen nga vizitorët e huaj.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar