Tiranë, zhvillohet forumi ekonomik Shqipëri-Meksikë

Tiranë, zhvillohet forumi ekonomik Shqipëri-Meksikë

Është zhvilluar sot në Tiranë forumi ekonomik për rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-Meksikë. Pjesëmarrës në këtë forum ishin Konsulli i Nderit të Meksikës në Shqipëri, Ylli Ndroqi,  kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka dhe  Konsulli i nderit të Meksikës në Itali, Eleazar Velasco Navarro. Gjatë këtij takimi u diskutua për arritjet që  Shqipëria ka bërë

Është zhvilluar sot në Tiranë forumi ekonomik për rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-Meksikë. Pjesëmarrës në këtë forum ishin Konsulli i Nderit të Meksikës në Shqipëri, Ylli Ndroqi,  kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka dhe  Konsulli i nderit të Meksikës në Itali, Eleazar Velasco Navarro.

Gjatë këtij takimi u diskutua për arritjet që  Shqipëria ka bërë deri tani në fushën e ekonomisë.

Në fjalën e tij, z. Ndroqi theksoi se: “Në cilësinë e Konsullit të nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, kam kënaqësinë që hap këtë forum biznesi për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Meksikës. Ku forum do të afrojë biznesin meksikan dhe atë shqiptar në fushën e tregtisë, turizmit dhe industrisë. Duke pasur parasysh që Konsullata e Nderit Meksikane është hapur përpara tre muajsh këtu në Shqipëri, ne hymë në kontakte të menjëhershme për ti ofruar biznesit shqiptar mundësinë e koordinimit me biznesin meksikan”.

Në fjalën e tij Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë, vlerësoi punën e bërë nga Konsullata e Meksikës në Shqipëri  për prezantimin e potenciale të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Është kënaqësi për mua të jem pjesë e këtij forumi të rëndësishëm. Në radhë të parë do të doja të identifikoja rolin dhe rëndësinë e atyre që kanë mundësuar organizimin e këtij forumi, dhe që vjen nëpërmjet konsullatës së nderit të hapur në Shqipëri nëpërmjet z. Ndroqi, ku jo më parë se tre muaj pati hapjen e saj. Ajo bëri të mundur që shumë shpejt të informojë por njëkohësisht edhe të aktivizojë strukturat e ambasadës që mbulojnë Shqipërinë për të bërë një prezantim të potencialeve të mundësive të bashkëpunimit dhe të qarkullimit tregtar nëpërmjet Meksikës dhe Shqipërisë. Njëkohësisht i bëj thirrje politikës shqiptare dhe në veçanti Ministrisë së Punëve të Jashtme, që të jetë e fokusuar në gjetjen e atyre njerëzve të cilët japin kontribut në ekonominë shqiptare dhe vënë në lëvizje instrumente dhe sisteme të tjera që i shërbejnë ekonomisë shqiptare”, theksoi në fjalën e tij z. Jaka.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar