Tiranë, zhduket një fëmijë nga jetimorja

0

Një 13 vjeçar është zhdukur nga jetimorja “Zyber Hallulli” në Tiranë. Mariglen Çeliku, nga Librazhdi rezulton i zhdukur që prej datës 17 qershor.

Stafi i jetimores ka denoncuar rastin e të miturit, ndërkaq bëhet me dije se fëmija është larguar edhe herë të tjera. “Nuk është hera e parë që ai largohet, sepse 13-vjeçari shprehej se nuk qëndronte dot në ambientet e mbyllura”, u shprehën stafi i jetimores.

Sipas burimeve të policisë, ekziston mundësia që fëmija të jetë larguar me dëshirë. Marigleni është i biri i Manushaqe Çelikut, e cila u vra me sëpatë nga bashkëshorti i saj në dhjetor të 2012.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here