Tiranë: Vdes 50-vjeçari, ekzekutohet me 9 plumba

Tiranë: Vdes 50-vjeçari, ekzekutohet me 9 plumba

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  pak minuta më parë, pranë shkollës “Partizani” në Tiranë, ku një person është vrarë me armë zjarri. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bën të ditur se viktima ka marrë 9 plumba në trup dhe ka ndërruar jetë menjëherë. Viktima Edmond Dervishi rreth 50 vjeç, është ekzekutuar në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  pak minuta më parë, pranë shkollës “Partizani” në Tiranë, ku një person është vrarë me armë zjarri.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bën të ditur se viktima ka marrë 9 plumba në trup dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Viktima Edmond Dervishi rreth 50 vjeç, është ekzekutuar në hyrje të pallatit ku jetonte.

Sipas policisë ai është ekzekutuar me nëntë plumba pistolete nga disa persona që udhëtonin me një makinë tip ‘Benz’ i zi.

Janë ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa autorët janë larguar menjëherë në drejtim të paditur.

Menjëherë pasi kanë mësuar për ngjarjen e rëndë kanë dalë jashtë edhe familjarët e viktimës, gruaja, dhe prindërit e tij, të cilat janë shokuar nga ngjarja tragjike e familjarit të tyre.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar