Tiranë, tre të mitur tentojnë të grabisin 10 mijë euro në një exchange

Tre të mitur kanë tentuar të grabsin një exchange në zonën e Rrugës së Durrësit në Tiranë. Ngjarja është shënuar rreth orës 12:00 të ditës së sotme, ku të miturit kanë marrë shumën prej 10 mijë euro dhe kanë tentuar të largohen drejt qëndrës. Gjithçka u mbyll me ndërhyrjen e patrullës së policisë “Shqiponja”, të

Tre të mitur kanë tentuar të grabsin një exchange në zonën e Rrugës së Durrësit në Tiranë. Ngjarja është shënuar rreth orës 12:00 të ditës së sotme, ku të miturit kanë marrë shumën prej 10 mijë euro dhe kanë tentuar të largohen drejt qëndrës.

Gjithçka u mbyll me ndërhyrjen e patrullës së policisë “Shqiponja”, të cilët kanë ndaluar dy vajza të moshës 14-vjeçare dhe një djalë 16-vjeç.

Burime nga vendgjarja njoftojnë se një nga vajzat ka tërhequr vëmendjen e punonjëses duke lëvizur një vazo, ndërkohë që djali dhe vajza ka marrë gjithçka që kanë gjetur. Punonjësa e ka kuptuar dhe më pas ka lajmëruar menjëherë policinë,këto të fundit bënë të mundur kapjen e të miturve që po lëviznin drejt qëndrës.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar