Tiranë, tre gjyqtarë nën hetim për shpërdorim detyre

Tiranë, tre gjyqtarë nën hetim për shpërdorim detyre

Prokuroria e kryeqytetit ka marrë nën hetim tri dosje penale për gjyqtarë të Shkallës së Parë dhe të Apelit. Burimet zyrtare të Prokurorisë pohuan gjithashtu dje se proceset hetimore ndaj gjyqtarëve janë në fazën paraprake dhe që kryesisht kanë nisur me kallëzim. “Për një rast, atë të shpërdorimit të detyrës, ka nisur procedimi penal dhe

Prokuroria e kryeqytetit ka marrë nën hetim tri dosje penale për gjyqtarë të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Burimet zyrtare të Prokurorisë pohuan gjithashtu dje se proceset hetimore ndaj gjyqtarëve janë në fazën paraprake dhe që kryesisht kanë nisur me kallëzim.

“Për një rast, atë të shpërdorimit të detyrës, ka nisur procedimi penal dhe është kërkuar heqja e imunitetit”, thanë burimet e Prokurorisë. Ndërsa dy rastet e tjerë kanë të bëjnë me krime të zakonshme të gjykatësve. Njëkohësisht është konfirmuar se gjyqrarët e marrë nën hetim janë njëri nga Fakti, tjetri nga Apeli ndërsa gjyqtarja e sipërpërmendur është pjesë e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Akuzat që rëndojnë mbi gjyqtarët e Faktit dhe Apelit janë “goditje për shkak të detyrës” dhe “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Një pikë tjetër e rëndësishme është se Prokuroria ka gati akuzat dhe kërkesat për heqjen e imunitetit edhe pse procedimi penal ende nuk ka nisur për shkak se hetimet në të tre rastet janë në fazën e verifikimeve.

/Erzen Carja/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar