Transporti urban do të zhvillojë neser një grevë 4-orëshe. Greva do të nisë nga ora 05.00 deri në orën 09.00 të mëngjesit duke ndërprerë shërbimin për qytetarët. Ky është një vendim i marrë nga Federata e Sindikatave të Punonjësve të Transportit Urban, e cila thekson se shkak i grevës është bërë mosmarrja e pagës nga
Transporti urban do të zhvillojë neser një grevë 4-orëshe. Greva do të nisë nga ora 05.00 deri në orën 09.00 të mëngjesit duke ndërprerë shërbimin për qytetarët. Ky është një vendim i marrë nga Federata e Sindikatave të Punonjësve të Transportit Urban, e cila thekson se shkak i grevës është bërë mosmarrja e pagës nga punonjësit e transportit urban.
Sipas shoqatës së transportit dy janë kërkesat që shtohen; së pari, kërkohet ulje e akcizës së naftës për këtë shërbim dhe e dyta rritja e ҫmimit të biletës.
Kjo është greva e dytë e zhvilluar nga transporti urban, pas një greve 3 orëshe e cila krijoi kaos në rrugët e kryeqytetit.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *