Tiranë, tentohet të vidhet arka e ujësjellësit

0

Persona të armatosur kanë tentuar të grabisin arkën e ujësjellësit, pranë Shkollës së Bashkuar në kryeqytet.

Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ku dy persona të armatosur kanë tentuar të vjedhin paratë në arkë.

Kalimtarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe si pasojë grabitësit janë larguar me një motorr pa mundur të marrin asnjë qindarkë.

Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here