Ka qënë duke qëndruar në dritare por ka humbur ndjenjat dhe mund të kishte pasur një fat tragjik. I moshuari Pëllumb Xhabeji ndërsa qëndronte në një banesë përballë kompleksit “Tajvan”, ka humbur kontrollin por është pritur nga një tendë. Ndërhyrja në kohë reale e shërbimit zjarrfikës dhe uniformave blu kanë bërë të mundur nxjerrjen e
Ka qënë duke qëndruar në dritare por ka humbur ndjenjat dhe mund të kishte pasur një fat tragjik.
I moshuari Pëllumb Xhabeji ndërsa qëndronte në një banesë përballë kompleksit “Tajvan”, ka humbur kontrollin por është pritur nga një tendë.
Ndërhyrja në kohë reale e shërbimit zjarrfikës dhe uniformave blu kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga rreziku. Pas një konsulte me mjekun e urgjencës, Pëllumb Xhabeji është dërguar për një kurim të mëtëjshëm në qendrën spitalore “Nënë Tereza”.
Për disa minuta ngjarja ka ngjallur panik tek qytetarët, pasi pozicioni ku kishte rënë i moshuari nuk mund të ndërhyhej pa mbërritjen e zjarrfikësve.
/Klajdi Lleshi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *