Tiranë, task-forca gjobit dhe mbyll disa dyqane mishi

0

Punonjësit e 7 institucioneve të ndryshëm në vend, që përbëjnë task-forcën kanë nisur kontrollin e tregut të gjësë së gjallë. Punonjësit e task-forcës po bëhen gati të nisin aksionin për kontrollin, monitorimin e therjeve, transportimin dhe tregtimin e mishit në qarkun e Tiranës. Aksioni nisi në sheshit “Avni Rustemi”, tek thertoret e “pazarit të ri”.

Punonjësit e tertoreve ulën qepenat e dyqaneve të mishit, kur panë  punonjësit e policisë dhe inspektorët e task-forcës, për t’i shpëtuar gjobave dhe shiritit të bllokimit.

Inspektorët arritën të gjobisin disa subjekte, për disa të tjerë urdhëruan mbylljen për shkak të mungesës së higjienës apo dokumenteve përkatëse. Ky kontroll mësohet se do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim në gjithë qarkun e Tiranës.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here