Tiranë, shkrumbohet një furgon mallrash

0

Një furgon mallrash është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 në zonën e “Komunës së Parisit”, ku kalimtarë të rastit kanë vënë re që një furgon mallrash me targa Pogradeci të parkuar në mes të rrugës që ishte përfshirë nga flakët.

Banorët lajmëruan menjëherë forcat zjarrfikëse të cilët bën të mundur edhe shuarjen e zjarrit. Policia e Tiranës po heton mbi pronarin e furgonit dhe arsyet e zjarrit.

/Marenglen Kume/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here