Tirane, sërisht në pranga shtetasi Ylber Huqi, falsifikator i dokumetave shtetërore

Forcat blu të Tiranës, kanë bërë të mundur sot identifikimin e një baze ku falsifikoheshin dokumente shtetërore si: karta identiteti, certifikata dhe shumë loje të tjera dokumentash. Për këtë akt të dënueshëm është vënë në pranga një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Kryeqytetit. Sektori i Krimit Ekonomik në Drejtorinë

Forcat blu të Tiranës, kanë bërë të mundur sot identifikimin e një baze ku falsifikoheshin dokumente shtetërore si: karta identiteti, certifikata dhe shumë loje të tjera dokumentash. Për këtë akt të dënueshëm është vënë në pranga një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Kryeqytetit.

Sektori i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Tiranës ka arrestuar shtetasin 62-vjeçar, Ylber Huqi. Personi në fjalë është i njohur nga policia e Tiranës, pasi edhe më parë është dënuar për falsifikim dokumentash.

Sipas të dhënave zyrtare të forcave blu të Tiranës, Huqi është arrestuar në zonën e quajtur “Xhamlliku” në kryeqytet, aty ku kishte edhe shtëpinë.

Në shtëpinë e 62-vjeçarit janë sekuestruar disa dokumeta të falsifikuara, përkatësisht tetë vula shtetërore, karta identiteti, dokumente hipotekorë, patenta ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe diploma gjimnazi dhe 9-vjeçare.

Në vitin 2008 në një operacion të koduar “Kafazi i pëllumbave”, Huqi është arrestuar sepse në bashkëpunim me persona të tjerë falsifikonin dokumeta në ambasada për të marrë viza, krim për të cilin është dënuar më parë, por pas lirimit ka filluar të njëjtin aktivitet.

/Marenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar