Tiranë, Policia: Mbyllen lokalet me pije alkoolike pranë shkollave

Tiranë-Lokalet pranë ambienteve të shkolla, të cilët tregëtojnë pije alkoolike do të mbyllen ose do të largohen. Gjatë takimit të ditës së djeshme me forcat blu, Kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa ka prezantuar këtë masë. Gjatë këtij takimi janë prezantuar masat për organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë, krijimit dhe konsolidimit të

Tiranë-Lokalet pranë ambienteve të shkolla, të cilët tregëtojnë pije alkoolike do të mbyllen ose do të largohen. Gjatë takimit të ditës së djeshme me forcat blu, Kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa ka prezantuar këtë masë. Gjatë këtij takimi janë prezantuar masat për organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë, krijimit dhe konsolidimit të një dimensioni të ri në drejtim të marrëdhënieve Polici-Shkollë-Komunitet.

“Për mbarëvajtjen e procesit mësimor aktualisht është hartuar një plan i posaçëm masash, ku përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe Struktura Kundër Krimit të Organizuar dhe atyre Kundër Krimeve ndaj Personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit, kundër drogës, kundër trafiqeve të paligjshme”, theksoi gjatë fjalës së tij, numri një i policisë së kryeqytetit. Më tej Çipa është shprehur se drejtuesit e policisë do të rrisin më tej bashkëpunimin edhe me drejtuesit dhe stafin pedagogjik të shkollave, duke patrulluar më shpesh pranë shkollave të mesme dhe 9-vjeçare.

Gjithashtu Kreu i Policisë së Tiranës u shpreh se do të merren masa edhe në kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente të caktuara prtanë shkollave dhe se do të ndërmerren masa ndëshkuese për automjetet që parkojnë pranë shkollave.

 /Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar