Kryeministri Sali Berisha gjatë inaugurimit që bëri për sistemin e ri të kontrollit OST SCADA/EMS në Kashar, përmendi dhe ndërtimin e një “Linjë nënujore Itali-Shqipëri për tregun energjetik”. Duke falenderuar kompaninë që ka kryer investimin me vlerë 17 milionë eurosh, ai vlerësoi kontributin e italisë në këtë projekt.. Sipas tij, vetëm katër vitet e fundit
Kryeministri Sali Berisha gjatë inaugurimit që bëri për sistemin e ri të kontrollit OST SCADA/EMS në Kashar, përmendi dhe ndërtimin e një “Linjë nënujore Itali-Shqipëri për tregun energjetik”. Duke falenderuar kompaninë që ka kryer investimin me vlerë 17 milionë eurosh, ai vlerësoi kontributin e italisë në këtë projekt..
Sipas tij, vetëm katër vitet e fundit në sistemin e energjetikës shqiptare janë investuar 730 milionë euro, duke apeluar punonjësit që të përqendrohen në rritjen e efiçencës së përdorimit të energjisë
“Ne vendosëm një standard bazë, që aspiron zhvillimin në këtë mënyrë gjatë këtyre viteve kjo politikë u konsolidua vetëm në sistemin eneregjitik shqiptar ku sektori publik ka investuar 730 mln euro”.
Kryeministri njoftoi se deri më tani janë nënshkruar 127 kontrata për ndërtimin e 363 HEC-eve, duke vënë theksin se Shqipëria do të jetë një vend eksportues i energjisë.
/ Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *