Zjarri përfshin Pediatrinë në QSUT

Zjarri përfshin Pediatrinë në QSUT

Reparti i Pediatrisë në qendrën spitalore ‘Nënë Tereza” në Tiranë është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në brendësi të bodrumit të Pediatrisë, ku fatmirësisht nuk janë shënuar viktima por vetëm dëme materiale. Kjo ngjarje ka krijuar panik dhe tension tek pacientët dhe familjarët e tyre, të cilët janë nxjerrë

Reparti i Pediatrisë në qendrën spitalore ‘Nënë Tereza” në Tiranë është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në brendësi të bodrumit të Pediatrisë, ku fatmirësisht nuk janë shënuar viktima por vetëm dëme materiale.

Kjo ngjarje ka krijuar panik dhe tension tek pacientët dhe familjarët e tyre, të cilët janë nxjerrë menjëherë  në oborr.

Flakët e zjarrit nuk kanë qenë tëpër të mëdha, por tymrat dhe gazrat kanë bërë që punonjësit e zjarrfikësve dhe policia të evakuojnë fëmijët dhe stafin jashtë ambienteve të Pediatrisë.

Menjëherë pas shuarjes së zjarrit policia ka nisur mënjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar