Tiranë nxënësit risjellin skenën e filmit “Shoku ynë Tili”

    Nuk e kanë jetuar komunizmin dhe nuk mësojnë në shkolla për kinemanë e asaj epoke. Prandaj Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizon projektin e parë pilot me klasat e shtata të shkollave “Bajram Curri” dhe “4 dëshmorët” në Tiranë.   E menduar në formën e një gare mes dy shkollave, përballë një jurie,

 

Image result for nxenesit performojne ne Tirane SHoku yne TiliImage result for nxenesit performojne ne Tirane SHoku yne Tili

 

Nuk e kanë jetuar komunizmin dhe nuk mësojnë në shkolla për kinemanë e asaj epoke. Prandaj Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizon projektin e parë pilot me klasat e shtata të shkollave “Bajram Curri” dhe “4 dëshmorët” në Tiranë.

 

E menduar në formën e një gare mes dy shkollave, përballë një jurie, nëpërmjet pyetjeve të thjeshta janë testuar dijet e fëmijëve mbi krijuesit  dhe aktorët e katër filmave: “Në shtëpinë tonë”, “Kur xhirohej një film”, “Guximtarët” dhe “Shoku ynë Tili” që kanë në fokus botën e fëmijëve me probleme që mbeten aktuale si divorci i prindërve, bullizmi, pasiguria, trysnia e të rriturve.

 

Momenti më interesant i konkursit kanë qenë improvizimet. Fëmijëve u është kërkuar të rindërtojnë një dialog të lirë mbi një nga skenat e filmit “Në shtëpinë tonë” dhe “Shoku ynë Tili”, duke provuar më kushtet e një shesh xhirimi të sajuar.

 

Edhe pse Arkivi i Filmit është disi vetëm në këtë nismë,  sepse shkollat nuk japin minimum informacioni për kinematografinë, Iris Elezi është optimiste për vazhdimin e programit edukues përmes kinemasë.

 

Përgatiti: F.Bushi

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar