Tiranë, motori përplas një grua dhe dy fëmijët e saj

Tiranë, motori përplas një grua dhe dy fëmijët e saj

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në periferi të Tiranës,  një motor  ka përplasur një grua bashkë me dy fëmijët të vegjël. Mësohet se , 38-vjeçari Alfred Kuliçi mbrëmjen e djeshme ka përplasur me motor Fatbardha Isufin dhe dy fëmijët e saj, burime nga policia theksojnë se ngjarja  ka ndodhur në Babrru, rreth orës 20:00. Ndërkaq, burimet nga

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në periferi të Tiranës,  një motor  ka përplasur një grua bashkë me dy fëmijët të vegjël. Mësohet se , 38-vjeçari Alfred Kuliçi mbrëmjen e djeshme ka përplasur me motor Fatbardha Isufin dhe dy fëmijët e saj, burime nga policia theksojnë se ngjarja  ka ndodhur në Babrru, rreth orës 20:00.

Ndërkaq, burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se drejtuesi i motorrit është përpjekur që të shmangë ngjarjen , duke përplasur edhe vete kokën në tokë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin ushtarak  ku po marrin dhe mjekimin e nevojshëm mjeksor, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e aksidentit.

/Erilda Sulika/                

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar