Tiranë, katër persona i grabisin me dhunë motorin një të riu

Tiranë, katër persona i grabisin me dhunë motorin një të riu

Katër persona kanë terrorizuar në mes të Tiranës një djalë të ri, duke ushtruar ndaj tij dhunë për ta plaçkitur. Autorët e grabitjes arritën me dhunë t’i marrin 28 vjeçarit, me iniciale, G.L, një motor të markës Suzuki V Strom 650 i cili ishte me ngjyrë të zezë dhe me targa greke. Ngjarja ka ndodhur

Katër persona kanë terrorizuar në mes të Tiranës një djalë të ri, duke ushtruar ndaj tij dhunë për ta plaçkitur.

Autorët e grabitjes arritën me dhunë t’i marrin 28 vjeçarit, me iniciale, G.L, një motor të markës Suzuki V Strom 650 i cili ishte me ngjyrë të zezë dhe me targa greke.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, në rrugën “Nikolla Tupe”, pranë ish-Bllokut në kryeqytet.

Pas marrjes së motorit me dhunë, i riu ka lajmëruar forcat e policisë, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje. Ato thanë se po punohet për të arritur në identifikimin dhe kapjen e tyre të menjëhershme.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar