Tiranë, katër persona i grabisin me dhumë motorin një të riu

Tiranë, katër persona i grabisin me dhumë motorin një të riu

Katër persona kanë terrorizuar në mes të Tiranës një djalë të ri, pasi kanë ushtruar dhunë, e kanë plaçkitur. Autorët e grabitjes arritën t’i marrin me dhunë 28 vjeçarit me iniciale, G.L, një motor të markës Suzuki V Strom 650, i cili ishte me ngjyrë të zezë dhe me targa greke. Ngjarja ka ndodhur në

Katër persona kanë terrorizuar në mes të Tiranës një djalë të ri, pasi kanë ushtruar dhunë, e kanë plaçkitur.

Autorët e grabitjes arritën t’i marrin me dhunë 28 vjeçarit me iniciale, G.L, një motor të markës Suzuki V Strom 650, i cili ishte me ngjyrë të zezë dhe me targa greke. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, në rrugën “Nikolla Tupe”, pranë ish-Bllokut në kryeqytet.

Pas marrjes së motorit me dhunë, i riu ka lajmëruar forcat e policisë, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje. Ato thanë se po punohet për të arritur në identifikimin dhe kapjen e tyre të menjëhershme.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar