Tiranë-Itali, 140 fluturime direkte

0

Fluturimet  nga Tirana drejt Italisë do të rriten nga katër kompani ajrore, duke i çuar ato në 140 fluturime në javë.

Falimentimi i “Belle Air” ka lënë të hapur rrugën për kompanitë e tjera, të cilat janë: “Al Italia” dhe “Air One”. Këto kompani ajrore do të kenë 114 fluturime direkte me këto destinacione kryesore: Milano, Venecia, Roma, Xhenova, Napoli, Pisa, Bari, Verona, Bolonja dhe Torino.

Pas anullimit të të gjitha udhëtimeve të “Belle Air”, ku mijëra pasagjerë kishin prerë bileta, tanimë çdo gjë është zgjidhur. TIA ka bërë me dije se nga dita e djeshme “Olimpic Air” ka rritur frekuencën e udhëtimeve, ndërkohë kompania “Adria Airways” do të shtojë fluturimet për në Ljubjanë të Sllovenisë duke filluar që nga dita e nesërme.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here