Tiranë, i mituri tenton të grabisë një shtetase italiane

Një fëmijë i moshës 10-11 vjeç i është afruar nje shtetase italiane duke tentuar t’i marrë varësen e floririt që mbante në qafë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të ditës së sotme pranë Muzeut Kombëtar, ku për fat të mirë policia rrugore ka ndërhyrë menjëherë sapo ka parë ngjarjen. Nërkohë shtetasja italiane është lënduar

Një fëmijë i moshës 10-11 vjeç i është afruar nje shtetase italiane duke tentuar t’i marrë varësen e floririt që mbante në qafë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të ditës së sotme pranë Muzeut Kombëtar, ku për fat të mirë policia rrugore ka ndërhyrë menjëherë sapo ka parë ngjarjen. Nërkohë shtetasja italiane është lënduar paksa për arsye se fëmija ka ushtruar forcë gjatë grabitjes.

I mituri është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të tij. Grabitjet e kësaj natyre janë kthyer pothuajse në një fenomen të zakonshëm në kryeqytet, ku fëmijë të moshave të ndryshme përdoren nga të rritur për të kryer grabitje të tilla pasi edhe mosha e tyre nuk dënohet nga legjislacioni.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar