Tiranë, Eno Koço koncert me të bijën

Tiranë, Eno Koço koncert me të bijën

Dirigjenti i njohur Eno Koço dhe vajza e tij, soprano Teuta Koço  mbrëmjen e datës 31 maj  do të jenë përballë publikut të Tiranës, me një mbrëmje koncertore. Suprizat që do të shpalosë ky koncert nuk qëndrojnë vetëm tek repertori i pasur por edhe tek prezantimi i dy artistëve të mirënjohur në një mbrëmje koncetore

Dirigjenti i njohur Eno Koço dhe vajza e tij, soprano Teuta Koço  mbrëmjen e datës 31 maj  do të jenë përballë publikut të Tiranës, me një mbrëmje koncertore.

Suprizat që do të shpalosë ky koncert nuk qëndrojnë vetëm tek repertori i pasur por edhe tek prezantimi i dy artistëve të mirënjohur në një mbrëmje koncetore në vazhdimësi të aktivitetit artistik të Orkestrës Simfonike të RTSH.

Gjatë koncerit, sopranoja Teuta Koço do të interpretojë për të pranishmit muzikë klasike ku vlen të përmendim,  simfonia no.4, Sol maxhor e kompozitorit austriak Gustav Mahler, këngën “Mëngjesi” nga Richard Strauss dhe “Zoti im Markez” e “Buzët e mia që puthin kaq nxehtësisht” nga Johannes Strauss.

Veprimtaria e Eno Koços në fushën e muzikologjisë është tepër e madhe. Kontributi që ai ka dhënë për njohjen dhe afrimin e ndjeshmërisë shqipëtare në mbarë botën është i jashtëzakonshëm.

Koncerti do të zhvillohet në sallën e madhe të Universitetit të Arteve, në orën 19.00.

/Najada Fosa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar