Tiranë-Elbasan, çmimi i biletave nuk ndryshon

Tiranë-Elbasan, çmimi i biletave nuk ndryshon

Ndërtimi i rrugës së re Tiranë–Elbasan dhe shkurtimi i distancës nuk ka ndikuar  në uljen e çmimeve të biletave nga ana e drejtuesve të mjeteve taksi. Qytetarët janë ata që ngrenë shqetësimin për çmimet, të cilëve për arsye të ndryshme u duhet të udhëtojnë më shpesh drejt kryeqytetit. “Po, duhet të ulen. Ku kemi lekë

Ndërtimi i rrugës së re Tiranë–Elbasan dhe shkurtimi i distancës nuk ka ndikuar  në uljen e çmimeve të biletave nga ana e drejtuesve të mjeteve taksi. Qytetarët janë ata që ngrenë shqetësimin për çmimet, të cilëve për arsye të ndryshme u duhet të udhëtojnë më shpesh drejt kryeqytetit.

“Po, duhet të ulen. Ku kemi lekë neve”, shprehet një qytetare, ndërkohë që një tjetër thotë: “Mendoj se çmimet duhet të ulen, sepse rruga është shkurtuar”.

Edhe pse rruga Tiranë-Elbasan është shkurtuar, drejtuesit e furgonëve taksi shprehen se e kanë të pamundur uljen e çmimit të biletës në momentin kur konkurrenca e pandershme po bllokon krejtësisht aktivitetin e tyre.

Në këto kushte, shprehen ata, kur bëjnë një rrugë në ditë, ulja e çmimit të biletës do të çonte në mbylljen e aktivitetit të tyre. “Ne një rrugë bëjmë në ditë, për çfarë më duhen të tjerat mua? Pse ta ul çmimin e biletës?”, thotë njëri prej tyre.

Nga rruga e vjetër udhëtimi Elbasan-Tiranë zgjaste normalisht 1 orë e 15 minuta, ndërsa me rrugën e re është shkurtuar në rreth 35 minuta. Bileta për furgonët taksi vazhdon të mbetet e pandryshuar, 300 leke të reja.

Sa i përket kostos për shoferët, ajo thuajse përgjysmohet për shkak se shmanget ngjitja në Kërrabë. Thuajse e njëjta distancë në kohë është edhe për rrugën Tiranë-Durrës, ndërkohë që çmimi i biletës këtu është 150 lekë, pra 50 % më lirë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar