Tiranë, eksploziv në banesë

Tiranë, eksploziv në banesë

Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë qenë fatale për një ndërtesë në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3:30 në banesën e shtetasit me iniciale G.J. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati viktima në njerëz. Sipas policisë së Tiranës, shpërthimi ka ndodhur për shkak të një sasie eksplozivi të vendosur

Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë qenë fatale për një ndërtesë në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3:30 në banesën e shtetasit me iniciale G.J.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati viktima në njerëz. Sipas policisë së Tiranës, shpërthimi ka ndodhur për shkak të një sasie eksplozivi të vendosur pranë një dritareje në katin e parë të banesës.

Ndërkohë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes edhe pse deri më tani nuk ka asnjë detaj apo të dhënë mbi ngjarjen apo mbi autorët e dyshuar.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar