Tiranë, dështon misioni i dy grabitësve me pistoleta lodër

Dy persona të maskuar dhe “të armatosur” me pistoleta lodër tentuan që të grabisin një argjendari në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes pa përmbushur misionin e tyre, sapo janë diktuar nga forcat e sigurisë. Një prej autorëve është

Dy persona të maskuar dhe “të armatosur” me pistoleta lodër tentuan që të grabisin një argjendari në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes pa përmbushur misionin e tyre, sapo janë diktuar nga forcat e sigurisë.

Një prej autorëve është kapur në flagrancë nga një njësi e forcave “Shqiponja” pa arritur dot të largohet nga vendi i ngjarjes. Grabitësi i arrestuar është 17-vjeçari Mateo Th., ndërkohë nga policia theksohet se po vijojnë kërkimet për grabitësin tjetër.

Pas ndalimi të njërit prej grabitësve u verifikua edhe se arma që ai posedonte ishte një pistoletë çakmak, gjithashtu iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe maska, një palë dorashka dhe celulari. 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar