Tiranë – Dita e sotme është një motiv lumturie për udhëtarët e linjës Kombinat-Kinostudio, pasi autobusët “shekullorë” të kësaj linje do të hiqen nga qarkullimi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, deklaroi se sot janë vënë në shërbim të qytetarëve 20 autobusë të rinj. Autobusët e rinj do të zëvendësojnë autobusët e vjetër të
Tiranë – Dita e sotme është një motiv lumturie për udhëtarët e linjës Kombinat-Kinostudio, pasi autobusët “shekullorë” të kësaj linje do të hiqen nga qarkullimi.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, deklaroi se sot janë vënë në shërbim të qytetarëve 20 autobusë të rinj. Autobusët e rinj do të zëvendësojnë autobusët e vjetër të ndërmarrjes së transportit publik.
Në ditët në vijim pritet të shtohen dhe 16 autobusë të tjerë, duke afruar një shërbim të kënaqshëm për të gjithë banorët e Kinostudios dhe Kombinatit.
Autobusët do të shërbejnë pa ndërprerje në këto orare: Në verë, nga ora 5:00-24:00, dhe gjatë dimrit nga ora 5:30-23:00.
/Bronilda Dedja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *