Tiranë, arrestohen dy vjedhës serialë makinash

Tiranë, arrestohen dy vjedhës serialë makinash

Dy vjedhës serialë automjetesh u arrestuan ditën e martë, teksa po grabisnin një çantë në mjetin tip “Toyota”, me targë AA 139 CB. Arrestimi i tyre ndodhi në rrugën “Niko Avrami” në Tiranë. Në pranga kanë rënë Arion Gjergo, 26 vjeç, dhe Elton Meta, 28 vjeç. Nga burime policore mësohet se këta persona janë autorë

Dy vjedhës serialë automjetesh u arrestuan ditën e martë, teksa po grabisnin një çantë në mjetin tip “Toyota”, me targë AA 139 CB. Arrestimi i tyre ndodhi në rrugën “Niko Avrami” në Tiranë.

Në pranga kanë rënë Arion Gjergo, 26 vjeç, dhe Elton Meta, 28 vjeç. Nga burime policore mësohet se këta persona janë autorë të 6 grabitjeve të makinave, duke marrë prej tyre sende me vlerë dhe para.

Dy rë rinjtë vepronin si një grup i vetëm. Ata gjurmonin mjetet e parkuara në rrugët dytësore të Tiranës dhe pasi thyenin xhamat e makinave vidhnin dokumentat e mjetit, kasetofonët, celularët, çantat dhe sendet e tjera me vlerë.

Denoncimet ndaj këtyre personave ishin shtuar shumë muajt e fundit, por policia nuk kishte arritur që t’i identifikonte edhe pse ata linin gjurmë gishtërinjsh në vendin e ngjarjes. Arrestimi i tyre u mundësua vetëm pasi ata u kapën në flagrancë mbrëmjen e së martës ndërsa po grabitnin një tjetër makinë.

/Erzen Carja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar