Tirana, mjedis i favorshëm për biznesin e huaj

0

Një numër i konsiderueshëm kompanish Italiane dhe Spanjolle shfrytëzojnë mundësitë që ofron Shqipëria. Kjo vjen për shkak se BE është përfshirë nga taksat e larta dhe kriza ekonomike. Ky ndryshim vjen në fushën e telemarketingut përmes taksave të përballueshmë nga këto kompani dhe njëkohësisht punonjësve të kualifikuar.

Këto nisma janë mbështetur edhe nga Kryebashkiaku Lulzim Basha duke i falenderuar edhe për mundësitë e punësimit që i ofrojnë kryeqytetasve.

“Në fakt, dua t’ju falënderoj unë për besimin që keni pasur tek Tirana, ku jeni vendosur me këtë biznes të ri i cili sot punëson 250 qytetarë të Tiranës, shumica prej të cilëve janë të rinj, me kushte shumë të mira. Dua t’u them se është orientim i Bashkisë (ka qenë që në fillim) që të krijojë lehtësira për biznesin, ashtu siç e keni edhe ju emrin, “facile” dhe jemi të kënaqur që kjo politikë e lehtësirave për biznesin po fillon të japë rezultate të tilla. Bashkia e Tiranës do vazhdojë t’ju mbështesë edhe nëpërmjet këtyre masave, siç është heqja e taksave për këdo që punëson mbi 50 punonjës për 5 vjet por edhe përmes masave të tjera të cilat do të mundësojnë që ne jo vetëm të mos prekemi nga kriza, por mundësisht të përfitojmë nga kriza” – u shpreh Lulzim Basha.

Ndër të tjera Basha ka garantuar për angazhimin e mëtejshëm dhe për krijimn e lehtësirave të shumta ndaj biznesit duke marrë shkas nga facile.it. e cila numëron rreth 250 punonjës të rinj.

/Erzen Carja/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here