Tirana mirëpret Riccardo Cocciante dhe Elhaida Danin

Tirana mirëpret Riccardo Cocciante dhe Elhaida Danin

Kantautori i mirënjohur italian Ricardo Cocciante dhe fitueseja e “Voice of Italy” Elhaida Dani pritet të mbërrinjë ditën e sotme në Tiranë,. Cocciante është ftuar në një vizitë zyrtare nga Ministri i Kulturës  Visar Zhiti, nën kujdesin e kryeministrit Sali Berisha. Vizita është organizuar në nder të kantuatorit i cili e udhëhoqi dhe e ndoqi

Kantautori i mirënjohur italian Ricardo Cocciante dhe fitueseja e “Voice of Italy” Elhaida Dani pritet të mbërrinjë ditën e sotme në Tiranë,.

Cocciante është ftuar në një vizitë zyrtare nga Ministri i Kulturës  Visar Zhiti, nën kujdesin e kryeministrit Sali Berisha.

Vizita është organizuar në nder të kantuatorit i cili e udhëhoqi dhe e ndoqi me shumë përkushtim duke i dhënë një mbështetje të fuqishme këngëtares gjatë spektaklit.

Ministri Zhiti, do të mirëpresë të ftuarit në ambjentet e brendshme të ministrisë,  ku  do të mbahet edhe një konferencë për shtyp.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, pritet të dekorojë Cocciante në shënjë respekti dhe falenderimi për kontributin dhe mbështetjes që i dha këngëtares shqiptare.

/Najada Fosa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar