TIA, niveli i ulët i transparencës së financave të partive politike

TIA, niveli i ulët i transparencës së financave të partive politike

Transparency International Albania (TIA) publikoi apelin e transparencës në financimin e partive politike në Shqipëri. Sipas rezultateve të raportit Kontabiliteti i Brenshëm i partive vlersohet mirë, ndërsa me nivel mesatar vlersohet raportimi i tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu në raport thuhet se në Shqipëri është reflektuar një kuadër ligjor i mirë, por zbatueshmëria

Transparency International Albania (TIA) publikoi apelin e transparencës në financimin e partive politike në Shqipëri.

Sipas rezultateve të raportit Kontabiliteti i Brenshëm i partive vlersohet mirë, ndërsa me nivel mesatar vlersohet raportimi i tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu në raport thuhet se në Shqipëri është reflektuar një kuadër ligjor i mirë, por zbatueshmëria e tij mbetet ende jo e mirë si dhe ekziston një disnivel mes cilësisë së ligjit dhe rezultatit të tij.

Megjithëse mbikëqyrja shtetërore është në nivel të lartë, shoqëria civile mund të konsiderohet më indiferente me një nivel qasjeje të ulët.

Raporti i cili vlerëson 10 dimensione të çështjes së financimit të partive politike bazohet tek projekti “CRINIS”, i cili është realizuar në pesë vende të Ballkanit si në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Kroaci.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar