Thyhen tabutë, një grua me karrocë zëvendësministre

0

Bardhylka Kospiri do të jetë një nga zëvendësministret e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Kjo është një thyerje tabuje nga ministri Erjon Veliaj, pasi zonja Kospiri bëhet zv-ministrja e parë shqiptare që ecën me ndihmën e karrocës.

Në vitin 2010, ambasadori amerikannë Tiranë, Xhon Uidhers, i dorëzoi çmimin “Gruaja më e guximshme” Bardhylka Kospirit, Drejtoreshë Ligjore e Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Paaftësisë, si “ një eksperte në fushën e aksesit për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe një kontribuese kyçe, në formulimin e rregullave mbi to”.

Ajo do t’i bashkohet ekipit të Erion Veliajt bashkë me Genta Sulën, një eksperte e njohur e arsimit profesional, që ka punuar pranë Misionit të Bankës Botërore në Tiranë. Znj. Sula vjen nga një familje ish-të përndjekurish politikë.

Vetë Veliaj duket i lumtur që zgjedhjet e tij janë pranuar nga kryeministri Rama. “Jam shume krenar që Bardhylka Kospiri dhe Genta Mara Sula u bashkuan si zv/ministre me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Mirëserdhët në ekip!”, shkruan Veliaj në Twitter.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here