Thohir tre dhurata për Inter

0

Të gjithë mediat sportive në Itali po flasin për takimin e djeshëm në Milano mes manjatit indonezian Erick Thohir dhe presidentit të Inter Massimo Moratti.

Shitja e pjesës më të madhe të aksioneve është shumë pranë edhe pse ende mbeten për t’u diskutuar shum detaje të marrëveshjes. Operacioni pritet të mbyllet së shpejti dhe pritet të kushtojë rreth 346 milionë euro.

Përsa i përket merkatos së skuadrës zikaltërse, sipas “Gazzetta dello Sport”, Van DerWiel preferohet nga Maxari për krahun e djathtë, ndërsa “TuttoSport” shkruan se Thohir do të këkojë të sjellë në San Siro edhe dy emra të tjerë, bëhet fjalë për argjentinasi Ezequiel Lavezzi nga PSG dhe Radja Nainggolan nga Cagliari.

/Laugert Qosja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here