Themelohet Kuvendi i Krahinës Autonome të Kosovës

Themelohet  Kuvendi i Krahinës Autonome të Kosovës

Përfaqësuesit  e serbëve të veriut janë takuar sot në Zveçan ku  kanë vendosur që më 6 qershor të themelojnë të ashtuquajturin kuvend të krahinës autonome të  Kosovës e Metohisë. Trupi koordinues I ketyre përfaqësuesve me shumicë votash ka marrë vendimin për themelimin e ketij kuvendi. Momçilo Gvozdiq, Kryetari i komunës së Zveçanit ka bërë të

Përfaqësuesit  e serbëve të veriut janë takuar sot në Zveçan ku  kanë vendosur që më 6 qershor të themelojnë të ashtuquajturin kuvend të krahinës autonome të  Kosovës e Metohisë.

Trupi koordinues I ketyre përfaqësuesve me shumicë votash ka marrë vendimin për themelimin e ketij kuvendi.
Momçilo Gvozdiq, Kryetari i komunës së Zveçanit ka bërë të ditur se në takim nuk kanë qenë kryetarët e katër komunave në veri dhe  as shefi i qarkut pasi qw kishin  shkuar në Beograd për t’u takuar me Aleksandar Vuçiqin.
Formimi I këtij kuvendi u paralajmërua që në fillim të javës kur  Marjan Shariq, kryetar paralel i Rahovecit, në emër të qytetarëve  serbë u ankua se  serbët  nuk i ka pyetur kush  për marrëveshjen. Ai deklaroi se serbët e veriut nuk kanë  besim në institucionet kosovare apo  në Qeverinë e Serbisë, kur bëhet fjalë për  marrëveshjen.

Ai më tej pati bërë të ditur për mediat se “nuk ka rrugëdalje tjetër, pos që edhe serbët e veriut të kenë  kuvendin e tyre në të cilin do të mund të marrim vendime, të aprovojnë ligjet dhe të jetojnë si njerëz”.

 

 

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar