Thellohet rënia e kredisë në valutë

Thellohet rënia e kredisë në valutë

Vazhdon tkurrja e kredisë në valutë të huaj që ka nisur që nga 2012-ta. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia në valutë të huaj ka zbritur në 61% të totalit nga 64% qe zinte vitin e kaluar. Në qershor të këtij viti ishte 342 miliardë lekë, pra me një rënie prej 3.4% krahasuar

Vazhdon tkurrja e kredisë në valutë të huaj që ka nisur që nga 2012-ta. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia në valutë të huaj ka zbritur në 61% të totalit nga 64% qe zinte vitin e kaluar. Në qershor të këtij viti ishte 342 miliardë lekë, pra me një rënie prej 3.4% krahasuar me një vit më parë.

Problemin e kredisë në valutë e ka bërë më të mprehtë fakti që shumica e shqiptarëve i kanë të ardhurat e tyre në lekë. Prej vitesh Banka e Shqipërisë insiston që kredia të merret në monedhën e të ardhurave, për këtë arsye atyre u janë vendosur masa kufizuese, përmes të cilave iu kërkohet më shumë kapital për mbulimin e kredive që janë të ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit.

Një faktor tjetër që ka kufizuar kreditimin në valutë është edhe vështirësia për t’i siguruar këto fonde, pasi sistemi bankar shqiptar pjesën më të madhe të depozitave e zotëron në lek. Kreditimi në euro i vendos herë pas here bankave nevojën e kufizimit të kreditimit në valutë, për të ruajtur parametrat e detyrueshëm rregullatorë të kapitalizimit dhe likuiditetit.

Përveçse i ekspozon bankat dhe klientët përballë rrezikut të kursit të këmbimit, kreditimi në valutë ul efikasitetin e politikave monetare të Bankës së Shqipërisë, gjithashtu bëhet shkak për efektin e dobët që kanë normat bazë të lekut.

/Elona Tereziu/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar