“The voice of Italy”: Zëri i Italisë quhet Elhaida Dani

20-vjeçarja shqiptare Elhaida Dani triumfon në “The voice of Italy”. Pas një mbrëmie emocionuese, Elhaida falenderon në italisht dhe shqip: “Grazie Italia!” dhe “Faleminderit!”, duke emocionuar mijëra shqiptarë që e ndoqën me pasion vajzën e re nga Shkodra. Elhaida nisi mbrëmjen me kodin 4 dhe ka kënduar e katërta. Performancën e parë e nisi me këngën

20-vjeçarja shqiptare Elhaida Dani triumfon në “The voice of Italy”. Pas një mbrëmie emocionuese, Elhaida falenderon në italisht dhe shqip: “Grazie Italia!” dhe “Faleminderit!”, duke emocionuar mijëra shqiptarë që e ndoqën me pasion vajzën e re nga Shkodra.

Elhaida nisi mbrëmjen me kodin 4 dhe ka kënduar e katërta. Performancën e parë e nisi me këngën “I will always love you”. Më pas ndiqet nga një performancë e mrekullueshme, një duet me mësuesin, e saj me këngën “Margherita”. Gjatë kësaj nate Elhaida këndoi disa këngë.

Në performanca e fundit këndon sërisht “Adagio”, këngë e cila më 16 maj do t’i siguronte gjysmëfinalen. “Sa herë që këndon Elhaida, unë prekem”, shprehet Riccardo Cocciante, duke shtuar Elhaida po më mëson modestinë.

Me 71.7 % të votave të publikut, Elhada Dani shpallet fituesja e ediocioni të parë “The voice of Italy”

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar