Shqipëra mund të jetë pjesë e ndërhyrjeve në Siri nëse vërtetohet nga Kombet e Bashkuara se ky vend ka përdorur armë kimike. Hartën e ndërhyrjes së mundshme e ka publikuar gazeta britanike ‘’The Guardian’’ e cila ka rënditur 8 vende nga ku do të bëhet ndërhyrja. Në rast ndërhyrje 3 forcat kryesore do të jenë
Shqipëra mund të jetë pjesë e ndërhyrjeve në Siri nëse vërtetohet nga Kombet e Bashkuara se ky vend ka përdorur armë kimike.
Hartën e ndërhyrjes së mundshme e ka publikuar gazeta britanike ‘’The Guardian’’ e cila ka rënditur 8 vende nga ku do të bëhet ndërhyrja.
Në rast ndërhyrje 3 forcat kryesore do të jenë Britania, SHBA dhe Franca, të cilat i kanë dislokuar forcat e tyre ushtarake në Mesdhe.
Ndërkohë në Shqipëri prej disa ditësh janë të pranishme forcat ushtarake Britanike të cilat po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët me forcat shqiptare në kuadër të NATO-s me emrin “Albanian Lion 2013”. Kjo stërvitje e përbashkët e nisur që prej 24 gushtit në brigjet e Jonit do të vazhdojë gjer me 13 shtator.
Gjeneralët e lartë nga Gjermania, Kanadaja, Italia, Arabia Saudite dhe Katari pritet të marrin pjesë në një takim që do të zhvillohet sot dhe përkon me atë të ekspertëve të armëve të OKB-së, në një përpjekje për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe kush fshihet pas sulmit.
Vendimi për kryerjen e hetimeve nga OKB-ja nëse janë përdorur armë kimike u vendos këtë të dielë nga Ministria e Jashtme siriane.
Ndërkaq sipas analistëve britanikë thuhet se ndërhyrja e mundshme në Siri do jetë e ngjashme me atë të Kosovës në vitin 1999.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *