Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvillon sot në Tiranë vizitën e parë bilaterale në këtë mandat të ri qeverisës. “Në udhëtim prej Parisit drejt Tiranës duke përgatitur fjalimin e ceremonisë së nesërme në Universitetin e Tiranës”, shkruan z. Thaçi në një postim në “facebook”. “Ndihem shumë mirë që vizitën time të
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvillon sot në Tiranë vizitën e parë bilaterale në këtë mandat të ri qeverisës. “Në udhëtim prej Parisit drejt Tiranës duke përgatitur fjalimin e ceremonisë së nesërme në Universitetin e Tiranës”, shkruan z. Thaçi në një postim në “facebook”.
“Ndihem shumë mirë që vizitën time të parë bilaterale në këtë mandat të ri qeverisës do ta bëj në Republikën e Shqipërisë. Mes çështjeve të ndryshme të rëndësishme që do të diskutoj gjatë takimeve sot, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përgatitjes së mbledhjes së dytë mes dy qeverive tona”, thekson kryediplomatit kosovar.
Në Prishtinë janë paralajmëruar edhe vizita tjera e takime ministrash të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërkohë që është njoftuar se qeveritë e dy shteteve do takohen sërish në muajin mars 2015, në një mbledhje tjetër të dytë, pas të parës historike të para një viti në Prizren, në 11 janar 2014.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *