Thaçi, zgjedhjet në Kosovë do të jenë të suksesshme

0

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se beson që zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të jenë një sukses për pjesëmarrjen për herë të parë të serbëve të Kosovës në një proçes të tillë.

Një mendim që e ndan edhe homologu i tij, Daçiç. Por jo vetëm,kryeministri Thaçi është shprehur optimist për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme me Serbinë.
“Kam besim të plotë se zgjedhjet në Kosovë do të jenë të suksesshme, me një pjesëmarrje sa më masive të të gjitha komuniteteve. OSBE ka premtuar heqjen e pengesave teknike per listat e zgjedhjeve”- deklaroi Thaçi.

Hashim Thaçi ka theksuar se zyrtarëve serbë do t’iu lejohet ardhja në Kosovë nëse respektojnë procedurat zyrtare dhe bëjnë kërkesë pranë autoriteteve kosovare. Daçiç ka shprehur bindjen se ai mund tê vizitojë Kosovën.

”Unë mund të vizitojë Kosovën, sikurse edhe çdo politikan i Serbisë. Nuk do të vija në Bruksel, sikur të mos ishin marrë vesh për këtë çështje ” u shpreh kryeministri serb.

Shefja e diplomacisë europiane Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuesja e bisedimeve midis kryeministrave beson se në zgjedhjet e 3 nëntorit do të ketë pjesëmarrje domethënëse të serbve të Kosovës.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here