Thaçi: U ofruan gjërat maksimalisht

Thaçi: U ofruan gjërat maksimalisht

Në takimin e djeshëm të organizuar mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Serbisë Ivica Daçiç nuk është bërë e mundur arritja e një konsensusi për energjinë dhe telekomunikacionin. Kryeministri Thaçi është shprehur se sot është ofruar maksimalisht çdo gjë për arritjen e marrëveshjes, ndonëse një e tillë nuk u arrit. Gjithashtu, Thaçi gjatë

Në takimin e djeshëm të organizuar mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Serbisë Ivica Daçiç nuk është bërë e mundur arritja e një konsensusi për energjinë dhe telekomunikacionin.

Kryeministri Thaçi është shprehur se sot është ofruar maksimalisht çdo gjë për arritjen e marrëveshjes, ndonëse një e tillë nuk u arrit.

Gjithashtu, Thaçi gjatë mbledhjes së qeverisë, ka thënë se gjatë takimit të djeshëm në Bruksel pati një përafrim qëndrimesh për sa i përket temave të cilat janë trajtuar.

“Mund të them lirisht se gjërat e diskutuara dje janë përafruar maksimalisht. Kanë mbetur që disa elemente në të dy tekstet të marrëveshjeve të plotësohen, apo diçka edhe të evitohet. Sot baronesha Ashton do ta vizitojë Beogradin dhe nesër paradite Prishtinën, dhe shpresoj se në ditët e ardhshme do të kemi dakordimin e të dy qeverive sa i përket marrëveshjes së telekomunikacionit dhe energjisë”, ka thënë kryeministri Thaçi.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar