Thaçi pret Kelmendin, kampionen botërore në xhudo

Thaçi pret Kelmendin, kampionen botërore në xhudo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot  në një  takim kampionen e botës në xhudo, sportisten kosovare Majlinda Kelmendi, të cilën e uroi për fitimin e titullit të kampionit të botës në sportin e xhudos. “Qeveria e Republikës së Kosovës, një ndër prioritetet e saj ka avancimin e sportit kosovar. Shembulli juaj na

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot  në një  takim kampionen e botës në xhudo, sportisten kosovare Majlinda Kelmendi, të cilën e uroi për fitimin e titullit të kampionit të botës në sportin e xhudos.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, një ndër prioritetet e saj ka avancimin e sportit kosovar. Shembulli juaj na shtyn që si institucione të vazhdojmë t’i mbështesim edhe më shumë sportistët kulmorë, që kanë arritur të pasqyrojnë në mënyrë të dinjitetshme sportin e Kosovës në mënyrën më të mirë në arenën ndërkombëtare”, tha kryeministri Thaçi.

Thaci shprehu kënaqësinë që po e pret Majlindën, një sportiste që ka arritur majat në sportin e xhudos, duke u bërë kampione e botës në këtë sport. Me këtë rast, kryeministri Thaçi e përgëzoi Majlindën dhe trajnerin e saj, Driton Kuka për suksesin e arritur. “Me fitoren tuaj, ju arritët që himni shtetëror i Kosovës të dëgjohet edhe në kryeqytetin e Brazilit, Rio De Janeiro. Dëshiroj t’iu uroj për suksesin, që na bën të ndihemi krenar edhe si qytetarë, edhe si institucione të Kosovës”.

“Uroj që ky hap në karrierën tuaj të suksesshme, të jetë shembull për rininë kosovare, që të vazhdojë të punojë për arritjen e sukseseve të reja në të gjitha sferat, jo vetëm në sport, por edhe në kulturë dhe në fusha tjera”, tha ai. Kryeministri Thaçi, me këtë rast prezantoi para kampiones së botës në xhudo, Majlinda Kelmendi dhe trajnerit të saj, Driton Kuka shpërmblimet që ka ndarë Qeveria e Republikës së Kosovës për këta dy sportistë kulminantë.

Për Majlinda Kelmendin, është ndarë një shpërblim në vlerën prej 40 mijë eurosh, ndërsa për trajenerin e saj, Driton Kuka, shpërblimi në vlerën prej 20 mijë eurosh.

Kampionja e botës, xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi shprehu falënderimin për kryeministrin Thaçi për mbështetjen që po i jep Qeveria e Republikës së Kosovës, asaj dhe ekipit të saj dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të sjellë trofe për shtetin e Kosovës.

Xhudistja Majlinda Kelmendi gjatë takimit, i dhuroi kryeministrit Thaçi një kopje të medaljes së artë të fituar në Kampionatin Botëror në Brazil.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar