Thaçi: Shqiptarët në Maqedoni më pak të drejta se serbët në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se 3 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se 35 për qind e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. “Ne vazhdimisht theksojmë që shqiptarët të jenë pjesë e institucioneve dhe të jetës demokratike në Maqedoni. Dua të theksoj se 3 për qind

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se 3 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se 35 për qind e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.

“Ne vazhdimisht theksojmë që shqiptarët të jenë pjesë e institucioneve dhe të jetës demokratike në Maqedoni. Dua të theksoj se 3 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se 35 për qind e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni”, – ka theksuar kryeministri Thaçi në intervistën për Radion Kombëtare Bullgare BNR, gjatë kohës së vizitës së tij të fundit në Sofje.

Kjo deklaratë e kryeministrit nënvizon se shqiptarët në Maqedoni janë 35 për qind dhe jo sipas regjistrimit zyrtar 25,6 për qind. Sipas Thaçit, një në 3 qytetarë në Maqedoni është shqiptar.

“Në këtë drejtim vlerësoj se liderët shqiptarë dhe autoritetet shtetërore në Shkup duhet të bisedojnë dhe të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit”, – theksoi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo deklaratë e tij gjatë fundjavës është komentuar nga një pjesë e mediave maqedonase edhe pse vizita e Thaçit në Sofje ishte zhvilluar dy muaj më parë.

/Shkëndije Çurri/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar