Thaçi përkujton 15 vjetorin e ndërhyrjes së Natos

Kryemininistri i Kosovës, Hashim Thaçi përkujton 15 vjetorin e ndërhyrjes së Natos në Kosovë. “Kurrë nuk do ta harrojmë rëndësinë e ndihmës jetike që  e pranuam si popull. Dëshiroj të shpeh falënderime të thella për SHBA, NATO dhe të gjithë Aleatët  tjerë nga mbarë bota”, -është shprehur Thaçi nëpërmjet një deklarate në facebook. Dita e

Kryemininistri i Kosovës, Hashim Thaçi përkujton 15 vjetorin e ndërhyrjes së Natos në Kosovë.

“Kurrë nuk do ta harrojmë rëndësinë e ndihmës jetike që  e pranuam si popull. Dëshiroj të shpeh falënderime të thella për SHBA, NATO dhe të gjithë Aleatët  tjerë nga mbarë bota”, -është shprehur Thaçi nëpërmjet një deklarate në facebook.

Dita e sotshme rikujton 24 mars e vitit 1999, datë në të cilën NATO interveroi në Kosovë me futjen e 50000 trupa ushtarake. 15 vite më vonë trupat paqeruajtëse vazhdojnë ndërhyrjen në Kosovë, por numri i tyre është më i vogël.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë paraqitur qëndrimet për qasjen e Kosovës si pjesë të Aleancës në një të ardhme. Zëvendës-ndihmësekretari  amerikan  i Shtetit, Hoyt Yee tregon punën që SHBA ka kryer për të ndihmuar Kosovën me reformat e duhura,mbështetjen  kundrejt Kosovës si dhe partneritetin e vazhdueshëm me të.

/Rovena Xhili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar