Thaçi optimist për bisedimet e 21 majit

Thaçi optimist për bisedimet e 21 majit

Takimi i 21 majit do të arrijë në një përfundim për zbatimin e planit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi. Kështu mendon dhe shpreson kryeministri Hashim Thaçi të ndodhë në takimin e tij me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç. “Në takimin që do të mbahet në Bruksel do të arrihet një përfundim për

Takimi i 21 majit do të arrijë në një përfundim për zbatimin e planit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi. Kështu mendon dhe shpreson kryeministri Hashim Thaçi të ndodhë në takimin e tij me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.

“Në takimin që do të mbahet në Bruksel do të arrihet një përfundim për zbatimin e planit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, është shprehur Thaçi në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Ne do të jemi aktivë që kjo Marrëveshje të fillojë së implementuari sa më shpejt. Është edhe mbështetja ndërkombëtare. E di se është sfidë, por është e domosdoshme dhe nuk ka kthim prapa. Qëllimi ynë është që të punojmë sa më shumë për të gjithë qytetarët pa dallime etnike. Të punojmë edhe me serbët në veri, në mënyrë që të krijojmë një rrethanë të re demokratike, të zgjidhen liderët politikë të tyre, të vazhdojmë me investime socioekonomike, me mirëqenie më të lartë”, ka deklaruar kryeministri ndër të tjera.

/Romina Qama/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar