Thaçi: Ndërhyrja në Siri, e domosdoshme

Thaçi: Ndërhyrja në Siri, e domosdoshme

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë thekson nevojën e ndërhyrjes ushtarake në Siri. Sipas tij, kjo ndërhyrje është e domosdoshme, në mënyrë që të mbështetet populli sirian në përpjekjet e tyre për liri, për rend demokratik, për sundim të ligjit, si edhe për të drejtat e njeriut. ”Lufta në Siri, ku vetëm ditëve

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë thekson nevojën e ndërhyrjes ushtarake në Siri. Sipas tij, kjo ndërhyrje është e domosdoshme, në mënyrë që të mbështetet populli sirian në përpjekjet e tyre për liri, për rend demokratik, për sundim të ligjit, si edhe për të drejtat e njeriut.

”Lufta në Siri, ku vetëm ditëve të fundit mijëra persona humbën jetën, në mesin e të cilëve qindra fëmijë, tregon më së miri nevojën e një intervenimi ndërkombëtar në këtë shtet”, thuhet në deklaratën për media të kryeministrit të Kosovës.

“Ndonëse janë dy raste të ndryshme Kosova dhe Siria, intervenimet në raste të tilla humanitare tregohen të jenë zgjidhje e vetme, e drejtë, humane, në mbështetje të demokracisë botërore”, shtoi ai.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar