Thaçi: Modernizimi i hekurudhave, prioritet i Misionit të Ri

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim me banorët e Hanit të Elezit, Kaçanikut dhe Ferizajt, ka theksuar se modernizimi i infrastrukturës së Kosovës është prioritet i Misionit të Ri. Ai tregoi se krahas autostradës Prishtinë–Shkup, asaj Pejë-Gjakovë–Prizren dhe autostradës Prishtinë-Gjilan-Konçul, një vëmendje e madhe do t’i kushtohet edhe

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim me banorët e Hanit të Elezit, Kaçanikut dhe Ferizajt, ka theksuar se modernizimi i infrastrukturës së Kosovës është prioritet i Misionit të Ri.

Ai tregoi se krahas autostradës Prishtinë–Shkup, asaj Pejë-Gjakovë–Prizren dhe autostradës Prishtinë-Gjilan-Konçul, një vëmendje e madhe do t’i kushtohet edhe hekurudhave.

“Në mandatin e ardhshëm qeverisës, PDK do të rifunksionalizojë, modernizojë dhe zgjerojë hekurudhat e Kosovës. Misioni i Ri parashikon që hekurudhat të përdoren si alternativë ndaj rritjes së madhe të përdorimit të infrastrukturës rrugore dhe zhvillimit ekonomik, pasi që mundësojnë transport më të lirë për udhëtarët dhe mallrat”, tha Thaçi në takimet gjatë ditës së djeshme të fushatës së zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ne, vijoi ai, do të vazhdojmë konsultimet me qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë për të përshpejtuar hapat e ndërtimit të hekurudhës Kërçovë-Strugë-Lin-Pogradec, që janë pjesë e Korridorit të VIII-të dhe do ta lidhë Kosovën me hekurudhën e Shqipërisë dhe Prishtinën me portin e Durrësit. “Gjithashtu, hekurudhat do të shtrihen prej Prizrenit deri në Shqipëri”, theksoi Thaçi.

Ai bëri të ditur se, Kosova tashmë ka aplikuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një kredi, për të investuar në modernizimin e linjës 148 kilometërshe Han Elezi-Leshak dhe së shpejti pritet të vie përgjigjja pozitive. “Ky projekt do të lidhë shumë qytete të Kosovës dhe do të integrojë linjat tona hekurudhore me rrjetin rajonal”, tha Thaçi.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar