Thaçi mirëpret vizitën e zv-kryeministrit serb në Veri

Thaçi mirëpret vizitën e zv-kryeministrit serb në Veri

Angazhim në kuadër të lehtësimit për përmbushjen e marrëveshjes dhe bindjes së serbëve të veriut të Kosovës. Kështu e ka cilësuar kryeministri Thaçi vizitën e paralajmëruar të zv-kryeministrit serb, Aleksadër Vuçiq, në Kosovë. “Zbatimi i marrëveshjes është zgjidhja e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Prandaj, ne duhet të jemi inkurajues për të gjithë aktorët

Angazhim në kuadër të lehtësimit për përmbushjen e marrëveshjes dhe bindjes së serbëve të veriut të Kosovës. Kështu e ka cilësuar kryeministri Thaçi vizitën e paralajmëruar të zv-kryeministrit serb, Aleksadër Vuçiq, në Kosovë.

“Zbatimi i marrëveshjes është zgjidhja e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Prandaj, ne duhet të jemi inkurajues për të gjithë aktorët që mund të ndihmojnë në bindjen e njerëzve për ta pranuar marrëveshjen”,-ka deklaruar kreu i qeverisë kosovare. Sipas tij, roli i Serbisë është i rëndësishëm për pjesën veriore të Kosovës ku edhe ndikimi i autoriteteve kosovare është i ulët. Kryeministri Hashim Thaçi tha gjithashtu se zbatimi i marrëveshjes është për të mirën e Kosovës, Serbisë edhe për të gjithë europianizimin e rajonit.

Zv-kryeministri serb pritet të vizitojë veriun e Kosovës ndërmjet datave 7 dhe 12 maj. Vuçiq ka thënë se qëllimi i vizitës së tij është integrimi më i mirë i Veriut në Republikën e Kosovës. Por për lëvizjen “Vetëvendosje”,  integrimi i vërtetë i asaj pjese nuk duhet të jetë institucional, por shoqëror.

Kosova dhe Serbia kishin rënë dakord që deri më 26 prill të hartonin planin e zbatimit të marrëveshjes, por palët nuk arritën të pajtohen, duke qenë se Serbia kërkoi kohë shtesë. Një takim i mundshëm i kryeministrave dhe i baroneshës Ashton është raportuar se mund të bëhet në mesin e këtij muaji.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar