Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se mbështet Komisionit Qëndror Zgjedhor për të organizuar zgjedhjet në Kosovë, që do të mbahen më 3 nëntor. Thaçi kërkon nga KQZ-ja që të respektojë kushtetutën dhe ligjet që janë në fuqi. Ai u bëri thirrje dhe serbëve të veriut që të marrin pjesë në zgjedhje. Kryeministri Thaçi, gjatë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se mbështet Komisionit Qëndror Zgjedhor për të organizuar zgjedhjet në Kosovë, që do të mbahen më 3 nëntor. Thaçi kërkon nga KQZ-ja që të respektojë kushtetutën dhe ligjet që janë në fuqi. Ai u bëri thirrje dhe serbëve të veriut që të marrin pjesë në zgjedhje.
Kryeministri Thaçi, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, tha se nga një bisedë telefonike që zhvilloi me baroneshën Catherine Ashton kanë rënë dakort që takimi i rradhës me kryeministrin e Serbisë të zhvillohet më 27 gusht. Nga ky takim priten të arrihen disa marrëveshje, përfshirë dhe atë të telekomit dhe energjisë.
/Ariana Saraçi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *