Thaçi: Kosova krenohet me Rahovecin

Thaçi: Kosova krenohet me Rahovecin

Akademia përkujtimore “Epopeja e Rahovecit” ka përfunduar sot punimet në nderim të luftës çlirimtare dhe të rënëve në këtë luftë. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka marrë pjesë në këtë Akademi ka thënë se Shteti i Kosovës është krenar me luftën dhe sakrificën që ka bërë Rahoveci për çlirimin e vendit.

Akademia përkujtimore “Epopeja e Rahovecit” ka përfunduar sot punimet në nderim të luftës çlirimtare dhe të rënëve në këtë luftë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka marrë pjesë në këtë Akademi ka thënë se Shteti i Kosovës është krenar me luftën dhe sakrificën që ka bërë Rahoveci për çlirimin e vendit.

Ai, gjithashtu, para të pranishmëve ka bërë të ditur vendimin e tij për shpalljen Hero të Kosovës, të bartësve të organizimit dhe luftës çlirimtare në këtë komunë. Me këtë rast Thaci ka shpallur Heronj të Kosovës 5 ish ushtarë.

“Sot jam i nderuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 84, pika 28 e Kushtetutës së Kosovës, të nenit 6 të ligjit për dhënien e dekoratave nga presidenti i Kosovës, të nenit 3, 4, 5 të Rregullores mbi dekoratat, urdhrat dhe titujt e nderit dhe procedurës së dhënies së tyre të prezantoj dhe të jap vendimet për shpalljen Hero të Kosovës për: Mensyr Zymberaj, Bedrush Gashi, Sheh Mujedin Jonuzi Shehu, Xhelal Bajram Hajda, Selajdin Mullaabazi”, ka thënë Thaçi.

 

/ Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar