Thaçi: Kosova gati për negociatat me MSA

Thaçi: Kosova gati për negociatat me MSA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se,  “Qeveria e Kosovës është e përgatitur që të filloje sa më shpejt negocimin e Marrëveshjes për Stabilizimi-Asocim” , gjatë hapjes së takimit në dialogun Kosovë-BE për këtë proces. Ndër të tjera, kryeministri Thaçi theksoi se reforma e administratës publike vazhdon të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se,  “Qeveria e Kosovës është e përgatitur që të filloje sa më shpejt negocimin e Marrëveshjes për Stabilizimi-Asocim” , gjatë hapjes së takimit në dialogun Kosovë-BE për këtë proces.

Ndër të tjera, kryeministri Thaçi theksoi se reforma e administratës publike vazhdon të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe se pas miratimit të pakos legjislative në fushën e administratës publike ka nisur procesi i ristrukturimit të institucioneve qëndrore dhe lokale.

Ai paralajmëroi edhe se nga 1 janari do të filloj zbatimi i sistemit të ri të pagave. “Sistemi i ri do të inkurajon ngritjen e përformancës dhe meritokracisë në shërbimin civil”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Gjithashtu në  takimin e katërt të Dialogut të Procesit për Stabilizim-Asocim, shefi i qeverisë në Prishtinë përshëndeti vendimin e liderëve të shteteve anëtare të BE-së që në bazë të rekomandimit të Komisionit Evropian të dorëzuar në prill kanë hapur rrugë për fillimin e negocimit të Marrëveshjes Stabilizim Asocimi mes Kosovës dhe BE-së. Sipas tij, zgjedhjet janë një nga temat që sigurisht se do të vazhdojnë të jenë subjekt i axhendës së reformave.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar